Apple humbet besnikun Jony Ive – Bashkëpunëtori i Jobs do krijojë kompaninë e vetë të dizajnit
Jony Ive, bashkëpunëtori krijues i themeluesit të Apple, Steve Jobs, që me dizajnimin e iPhone dhe produkteve të tjera ka nxitur rritjen Apple në 1 trilionë dollarë, do të lë detyrën më vonë gjatë vitit. Ai do të krijojë një kompani të pavarur të dizajnit. Ive i’u bashkua Apple në vitin 1992 dhe ka drejtuar ekipet e dizajnit të Apple që prej vitit 1996. Ai u bë kreu i dizajnit në vitin 2015.
Kompania e re e Ive do të quhet LoveFrom, sipas raportimeve, shtonin se kompania do të themelohet në Kaliforni. Ive tha se do të bashkëpunojë me aparatet e Apple, përveç pasioneve të tjera të pa-specifikuara dhe projekte që nuk kanë të bëjnë me Apple. Largimi i Ive vjen ndërkohë që shitjet e iPhone po bien, përfshirë rënien rekord në tremujorin e fundit. Shitjet e disa pajisjeve të reja si Apple Watch dhe AirPods janë rritur, por Apple po përqendrohet në biznesin e shërbimeve, përfshirë Apple Music dhe iCloud.