“Apple” jep alarmin: Mos flini pranë telefonave kur janë duke u karikuar
Kur flitet për varësi, në pjesën më të madhe të rasteve imagjinohet përdorimi i alkoolit dhe i substancave narkotike. Por në fakt, në kohën e sotme, të gjithë ne kemi të bëjmë me një tjetër lloj “droge”, telefonin celular.
Varësia ndaj telefonit është kthyer tashmë në një fenomen, i cili na prek pothuajse të gjithëve duke na bërë të pandarë nga smartphone-et tanë.
Shpesh ndodh që njerëzit, në mënyrë instiktive marrin telefonin e tyre kudo që shkojnë, aq më tepër para se të flenë.
Ndërkohë që të gjithë janë bërë të varuar nga përdorimi i telefonit dhe kanë merak se mos humbasin ndonjë telefonatë apo mesazh, Apple ka bërë një lajmërim tepër të rëndësishëm për të gjitha ata që flenë pranë telefonit të tyre ndërkohë që ai është duke u karikuar.
Gjiganti i teknologjisë, Apple, ka dhënë alarmin për një rrezik tepër i madh, që u kanoset personave që flenë ngjitur me telefonin e tyre. Kjo pasi karikimi i baterisë mund të rezultojë në zjarr, goditje elektrike, lëndim apo dëmtim të iPhone dhe sendeve të tjera.
Një tjetër lajmërim i rëndësishëm nga Apple është se duhet të përdoren karikuesit origjinal pasi karikuesit e lirë nuk i plotësojnë standartet e sigurisë dhe mund t’ju rrezikojë jetën.