Apple: Mos ia bëni këtë veprim iPhone-it tuaj, po e ngadalësoni!

Kompania Apple ka zbuluar se aplikacionet e mbyllura në iPhone mund të bëjnë që bateria e pajisjes të degradohet më shpejt.

Sipas gjigantit të teknologjisë, mbyllja e të gjitha aplikacioneve, (edhe pse kjo mund të duket si ide e mirë) mund të çojë në ngadalësimin e telefonit dhe në dëmtimin e baterisë më shpejt nga sa mund ta imagjinonit.

Apple tha:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur shikoni aplikacionet e përdorura së fundmi në telefon, duhet të kuptoni se nuk janë mbyllur dhe nuk duhet t’i mbyllni ato, mbyllini vetëm nëse një aplikacion i caktuar nuk ju përgjigjet më.”
Idea se një numër më i pakët aplikacionesh nënkupton një bateri më jetëgjatë është e gabuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bëhet me dije se të shbllokosh një aplikacion të ngrirë harxhon më pak energji dhe internet sesa riinstalimi nga e para e një aplikacioni që e keni ndaluar forcërisht.

Ajo që dëmton më shumë baterinë e telefonit tuaj është hapja nga fillimi e një aplikacioni.

Çdo herë kur mbyllni një aplikacion dhe e hapni nga zero jeni duke dëmtuar baterinë, ndaj aplikacionet që përdorni më shpesh është mirë t’i lini hapur në telefonin tuaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?