Apple ndalon konsumatorët të blejnë dy njësi të të njëjtit model – Do të mbrojë punonjësit dhe konsumatorët nga CODIV-19

Apple po ndalon çdo person nga të blerit më shumë se dy njësi të të njëjtit model iPhone në dyqanet e saj online në shumë vende, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në dhe Kinë.

Reuters fillimisht raportoi se në faqet e internetit të Apple për vendet specifike, ndalohet që përdoruesit të blejnë më shumë se dy herë të njëjtën pajisje. Sipas Reuters, është hera e parë që Apple ka kufizuar blerje në këtë mënyrë që nga viti 2007, kur iPhone u lançua për herë të parë.

Masa për të kufizuar blerjet e iPhone vjen pasi Apple mbylli të gjitha dyqanet të shitjes me pakicë jashtë Kinës për një periudhë të pacaktuar, për shkak të shpërthimit të vazhdueshëm të koronavirusit.

Ky veprim është një nga disa hapat që Apple ka ndërmarrë për të mbrojtur punonjësit dhe klientët nga pandemia, së bashku me ndryshimin planit të saj për të zhvilluar konferencën vjetore të lançimit të produkteve të reja, nga një mbledhje gjigande në sallë, në një mbledhje gjigande në internet, nëpërmjet ‘livestream’.

SHKARKO APP