Apple në Gjykatën Supreme amerikane për App Store
Apple në Gjykatën e Lartë amerikane. Javën që vjen Cupertino do përpiqet të bindë një grup konsumatorësh, që e kanë paditur duke e akuzuar për monopol, duke i ndaluar App Store çdo shoqërie rivale.
Apple akuzohet se i ka detyruar të paguajnë më shumë seç duhet për app.
Grupit të konsumatorëve i është dhënë drita jeshile për të lançuar një aksion klasik kundër Apple dhe tani Cupertino apelon në Gjykatën Supreme, me qëllim që ky vendim të përmbyset.
Nëse Apple do të dështonte, modeli i biznesit të App Store, një nga motorët e rritjes së shoqërisë, do të ishte në rrezik.
Apple realizon miliarda dollarë fitime me një komision 30% për aplikacionet e shitura nëpërmjet App Store.