Apple planifikon të jetë totalisht neutrale ndaj lëshimit të karbonit deri në 2030

Apple ka bërë një angazhim madhor për të luftuar ndryshimin klimaterik dhe ka anonçuar planin që fabrikat e saj të jenë neutrale ndaj karbonit deri 2030.

Premtimi do mbulojë të gjithë biznesin duke përfshirë zinxhirin dhe proçesin e prodhimit. 

Një iPhone i blerë në 2030 do të ketë zero impakt në klimën  , duke përfshirë edhe energjinë që konsumatorët përdorin për të karikuar paisjen, sipas Apple.

Apple planifikon të arrijë këtë duke minimizuar karbonin në produktet e kompanisë, duke përdorur energjinë efektive dhe të rinovueshme, duke përdorur materiale të ndryshme dhe heqjen e karbonit nga atmosfera.

“Ky është momenti për të mos anashkaluar sfiden e ndryshimeve klimaterike”  shprehet Lisa Jackson zëvëndëspresidentja e Apple për mjedisin.

Kompanitë , përfshirë dhe rivalet e Apple si Amazon, kanë bërë gjithnjë e më shumë ndryshime që të bëhen neutrale ndaj karbonit ne dekadat e ardhshme. Ndaj Apple thotë se ka bërë kërkesë drejt 70 furnizuesve që të përdorin 100% energji të rinovueshme për prodhimet e Apple . Kompania filloi të përdorë një lloj të ri të aluminit për të prodhuar laptopët MacBook Pros dhe nuk ka përdorur karbon kur alumini është shkrirë.

Gjithashtu kompani po jep fonde për organizata jofitimprurëse për të ndihmuar në kauzën kundër ndryshimeve klimaterike.

Burimi CNN

Përshtati  Koha Jonë

SHKARKO APP