Apple po ndërpret prodhimin e kompjuterëve iMac Pro

Apple ka vendosur të ndërpresë prodhimin e iMac Pro, kompjuterëve më të fuqishëm që ka ofruar kompania. Për ata që duan të kenë një të tillë, ende mund t gjejnë në treg për një kohë të kufizuar. Modeli standard 4,999$ mund të blihet ende në faqen e internetit të Apple, derisa të mbarojnë ato që janë prodhuar tashmë, tha kompania Apple, për CNN Business.

Apple lancoi iMac Pro në 2017, duke sjellë një kompjuter profesional, me aftësi të avancuara për grafikë dhe pasqyrim 3D.

Në gusht, Apple debutoi iMac e saj 27-inç, i cili është opsioni i-iMac për shumicën e klientëve. Kompania e teknologjisë tha se, modeli aktual mund të konfigurohet për të adresuar nevojat e profesionistëve. Por për ata që dëshirojnë një rritje në performancë dhe zgjerim, ata mund të zgjedhin Mac Pro.

Apple po përgatit një lëshim të ri të iMacs këtë vit, për të zëvendësuar modelet e tij të vjetra, njoftoi Bloomberg në janar./abcnews.al

SHKARKO APP