Apple prezanton iPhone 12: Me rrjet 5G, mburojë qeramike dhe xhamin më të fortë (Video)
Apple prezantoi katër iPhone të rinj të pajisur me teknologjinë për të përdorur rrjetet me të shpejta 5G.
Kryesori ishte i shumëprituri iPhone 12, që vjen në pesë ngjyra, të zezë, të bardhë, të kuqe, jeshile dhe blu. Ka dy kamera dhe përmban skaje të lëmuara, të rrafshëta, dhe është më i hollë, më i vogël e më i lehtë se iPhone 11 ndersa ka dyfishin e pikselsave.
Ai gjithashtu ka një ekran të përmirësuar Super retina XDR me një material të ri, më të ashpër që Apple po e quan “Mburoja Qeramike”.Kompania thotë se kjo e bën xhamin e saj më të qëndrueshëm, dhe vetë telefonin, me një performancë katër herë më të mirë gjatë rënies. Dizajni më i vogël dhe skajet dukshëm të sheshta kujtojnë modelet e mëparshme të iPhone si iPhone 4.
Bashkë me të u prezantuan dhe iPhone 12 pro, iPhone 12 mini e iPhone proMax. Çmimet variojne nga gati 700 për minin deri në 1100 dollarë për ProMax. Përfshirja e wireless-it të gjeneratës tjetër është, sigurisht, tipari kryesor këtu. Apple është kompania e parë që ofron 5G në një celular. Shefi ekzekutiv Tim Cook e quajti këtë moment fillimin e një epoke të re për iPhone-in.