Apple, punonjësit përgjojnë bisedat tona me Siri-n

Nga Davide Urietti

Sipas gazetes “The Guardian”, disa nga punonjës e kompanisë Apple, kanë akses në të dhënat rreptësisht personale dhe vetëm 1% e bisedave përdoren për të përmirësuar shërbimin
Bisedat me asistentët virtualë në smartphone tonë luajnë gjithnjë e më shumë një rol kryesor në jetën e përditshme. Sidoqoftë, ekzistojnë disa pika të paqarta, për të cilat shpesh here nuk shqetësohemi: për shembull, çfarë ndodh me këto regjistrime? Gazeta britanike, “The Guardian”, zbuloi se si bisedat me Siri, dëgjohen rregullisht nga punonjësit e kompanisë. Konkretisht, punonjësit kanë akses në këto biseda dhe jo vetem: njëri prej tyre, duke folur në mënyrë anonime me “The Guardian”, ka deklaruar se shumë nga këto regjistrime kanë të bëjnë edhe me situata rreptësisht private, siç janë marrëdhëniet seksuale, biseda me mjeku apo edhe çështjet penale. Në të njëjtën kohë ne jemi gjithashtu të informuar për vendndodhjen, kontaktet dhe të dhënat e tjera,- u shpreh ai.
Lidhur me këtë situatë, në një prononcim për “The Guardian” ka reaguar edhe kompania Apple e cila dëshiron të siguroi, përdoruesit e ketij aplikacioni: «Informacioni përdoret për të përmirësuar Sirin. Vetëm 1% e bisedave ditore me asistentin virtual përdoren për këtë qëllim. Pjesa tjeter e regjistruar në asnjë mënyrë nuk i atribuohet Apple ID ». Ndaj kompania Cupertino siguron klientët e saj: identiteti mbetet i sigurt dhe informacioni dëgjohet në ambiente private.

Burimi: Corriere della Sera

/Koha Jone/

SHKARKO APP