Apple sjell MacBook Air-in e ri, ja për çfarë çmimi mund të bëhet i juaji
Pas javëve të tëra të thashethemeve, spekulimeve dhe rrjedhjeve, Apple ka prezantuar zyrtarisht një MacBook Air-in e ri gjatë ngjarjes së 30 tetorit në Bruklin, Nju Jork.
Mac-u i fundit nga Apple mund të porositet duke filluar nga dita e sotme dhe do të dërgohet më 7 nëntor për 1,200 dollarë.
Nga pjesa e jashtme, MacBook Air-i i ri ngjason si MacBook Pro me korniza të holluara, altoparlantë të fuqishëm dhe një profil më të zbehur. Dizajni i ri ka korniza 50 për qind më të holla dhe katër herë më shumë rezolucion në ekran, me 4 milion pikselë gjithsej. Pajisja gjithashtu është 17 për qind më e lehtë se paraardhësi i saj.
Karakteristikat kryesore në bordin e MacBook Air të ri përfshijnë një ekran retine 13.3-inç, dy kabllo USB-C Thunderbolt dhe Touch ID – të gjitha të bartura nga MacBook Pro dhe MacBook 12 inç.
Nën sipërfaqe, MacBook Air është mundësuar nga procesori 8-gen Intel Core i5.
Krahas procesorit Intel është gjithashtu edhe bashkë-procesori T2, i cili përdoret për Touch ID dhe funksionalitetin “Siri”.
Modeli bazë vjen me 8GB RAM, por gjithashtu mbështet deri në 16GB memorie në 2,133 GHz. Sa i përket magazinimit, pajisja sjell deri në 1.5 TB SSD, duke e bërë atë 60 për qind më të shpejtë se gjenerata e mëparshme.
Apple ka premtuar 12 orë jetëgjatësi të baterisë për shfletim pa kabllo dhe 13 orë filma në iTunes.