Apple vjen me një produkt të ri që do t’ju ndihmojë të gjeni artikujt e humbur, si çelësat ose kuletat
Apple tashmë ofron “aplikacione” për të ndihmuar pronarët e pajisjeve të gjejnë iPhone-in e tyre të humbur, laptopin Mac ose AirPods.
Dhe tani kompania thuhet se po mendon për nxjerrjen e një produkti të ri i cili do të ishte i dizajnuar për të ndihmuar përdoruesit e pajisjes Apple të gjejnë edhe sende të tjera lehtësisht të humbura gjithashtu.

Në këtë drejtim, Apple thuhet se është duke punuar në një produkt të ri të quajtur “AirTags”, i cili do të ishte “një gjurmues” ku mund të vendoset në sende të përditshme si çelësat, kuletat dhe çantat, që ju lejojnë të gjeni artikuj të tillë duke përdorur iPhone-n tuaj.
Bazuar në raportet e deritanishme, tingëllon se AirTags do të ishte shumë i ngjashëm me produktet e shitura nga Tile, e cila ofron gjurmues të vegjël që kur bashkohen me sende si syze dielli, çelësa dhe telekomandë televizivë, punojnë me aplikacionin e smartphone të kompanisë për të përcaktuar vendndodhjen e tyre.
Fillimisht u raportua se Apple po punon në një produkt të tillë në prill 2019, por kohët e fundit u raportua se Apple mund të lëshojë këto të ashtuquajtura AirTags në tremujorin e parë të vitit 2020.