Apple zbulon se femrat i paguan më shumë se meshkujt

Prodhuesi i iPhone më në fund publikoi raportin e fundit të hendekut të pagave midis gjinisë, vetëm një ditë më herët se afati i vendosur nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas raportit të vitit 2017, paga mesatare e orëve për femra është 2% më e lartë se e burrave në  tre bizneset e Apple, në Mbretërinë e Bashkuar.

Çfarë saktësisht do të thotë kjo? E pra, mesatarja i referohet rrogës së mesme të një fuqie punëtore.

Pra, nëse ka 9 punonjës në një kompani të gjithë të rreshtuar sipas rrogave të tyre, paga e personit të mesëm është mesatarja e pagave të mbledhura nga këta  persona, pjestim për 9.

Kjo do të thotë se gruaja në Apple fiton pak më shumë se meshkujt.

“Ne e dimë se forca e inovacionit tonë varet nga një forcë punëtore e gjallë dhe e larmishme”, -tha Deirdre O’Brien, VP i Njerëzve në Apple.

“Kjo është arsyeja pse ne jemi thellësisht të angazhuar në rritjen e numrit të grave, të të gjitha racave dhe etnive, të cilët punojnë, rriten dhe lulëzojnë në Apple në dhjetra fusha profesionale dhe në të gjitha nivelet”.

 

Këto janë boshllëqet mesatare të pagave për orë për firmat më të mëdha të Britanisë së Madhe të teknologjisë …

Facebook – 0.8%

Apple – 5%

Sky – 5.2%

Amazon – 6.1%

Microsoft – 6.6%

Sony Interactive – 12.8%

Google – 17%

Paga mesatare për gratë në Apple është në të vërtetë 5% më e ulët se shifra për meshkujt.

Vlen të përmendet se këto shifra nuk nënkuptojnë se gratë paguhen më pak se burrat për të njëjtat vende pune.

Problemi është se gratë përfaqësojnë një pjesë më të vogël të fuqisë punëtore të Apple,  rreth 30%.

Kompania pranon se ka “më shumë burra në pozita udhëheqëse, të cilat paguhen më shumë” dhe bonot mesatare janë 22% më të ulëta për gratë në përgjithësi.

SHKARKO APP