AppleWatch monitoron edhe simptomat e Parkinsonit

Orët inteligjente të markës Apple mund të përdoren për të kontrolluar simptomat e Parkinsonit.

Apple ka vënë në dispozicion zhvilluesa ndërfaqesh programacioni, që lejojnë krijimin e aplikimeve në gjendje të monitorojnë dy simptomat e sëmundjes, dridhjet dhe dyskinesinë (lëvizjet e pakontrolluara të muskujve) në mënyre konstante gjatë ditës.

Në këtë mënyrë, mjeku mund të ketë akses dhe të dhëna të detajuara mbi simptomat e pacientit ditë pas dite dhe orë pas ore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërfaqet e programacionit të quajtura ”Movement Disorder”, bashkohen te ResearchKit, një platformë që lejon kërkuesit shkencorë të krijojnë aplikime për të mbledhur të dhëna për studimet shkencore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Parkinsoni nuk është e vetmja sëmundje për të cilat janë përdorur sensorët e Apple.

Kompania ”Cardiogram”, e specializuar në shëndetësinë dixhitale, ka demonstruar se orët e dorës mund të sinjalizojnë iktusin nëpërmjet të rrahurave të parregullta të zemrës./ATA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?