Arabia Saudite drejt udhëtimit më të shpejtë në botë!

Duke u përpjekur për të diversifikuar ekonominë e saj të varur nga nafta, Arabia Saudite po i kthehet teknologjive të reja dhe zhvillimit, duke sjellë investime të mëdha në projekte të zhvilluara nga një nga njerëzit më të pasur të botës Richard Branson.

Në fund të vitit të kaluar, fondi i pasurisë së Arabisë Saudite thuhet se ka bërë marrëveshje financiare për të investuar mbi 1 miliard dollarë në kompanitë hapësinore të Virgin Group. Investimi ka për qëllim rritjen e kapacitetit të mbretërisë së pasur me naftë për t’u përballur me uljen e çmimeve të naftës së papërpunuar.

Javën e kaluar, Branson dhe ekipi i tij Hyperloop One demonstruan para princit të Kurorës Mohammad bin Salman një provë në shkallë të gjerë të një forme të re transporti – Hyperloop. Sistemi i ri premton të transferojë njerëzit dhe ngarkesat nëpërmjet tubave vakum të mbyllura me shpejtësi jashtëzakonisht të larta.

Ndërkohë, drejtuesit e Virxhin Hyperloop One thuhet se i kërkojnë princit të kurorës për të përshtatur këtë sistem në të gjithë Arabinë Saudite për të reduktuar ndjeshëm kohën e udhëtimit. Sistemi i ri i transportit të shpejtë mund të nxisë rritjen ekonomike dhe të shkaktojë diversifikimin e mëtejshëm të industrive saudite, sipas zhvilluesve të projektit.

“Virgin Galactic” thuhet se mund të promovojë zhvillimin e një industrie të fokusuar në hapësirë në Arabinë Saudite, duke përfshirë avionin hapësinor njerëzor, nisjen e satelitëve komercialë, kërkimin, prodhimin dhe trajnimin e teknologjisë për të rinjtë sauditë.

SHKARKO APP