ASUS ROG Zephyrus Duo 15 është një laptop i mirë dhe shumë funskional me dy monitora

Laptopat me dy erkane të integruara janë një risi , por deri tani , ne nuk kemi pasur një arsye të mirë për të paguar ekstra për një laptop të këtij lloji. Sidoqoftë , ASUS bëri ndryshim të madh kur lançoi versionin futuristik ROG Zephyrus Duo 15. Me një dizajn të hijshëm, laptopi ka shumë specifikime dhe një ekran me rezolucion në monitorin e dytë i cili përkulet për një perdorim më të mirë.

Duo 15 duket mahnitës. Ai është më i rafinuar dhe më i fuqishëm krahasuar me modelin e mëparshëm të ASUS. Por , ai është më i rëndë dhe më i shtrenjtë se një laptop normal 15-inç. 

Ekrani i dytë të cilin ASUS e quan ROG ScreenPad Plus , ngrihet 15 gradë me anë të mekanizimit dhe pjertësia e bën më të lehtë për tu përdorur. Ajrimi i laptopit rritet me 30 përqind duke përmirsuar performancen dhe reduktimin e zhurmës. Aty mund të hapen aplikacionet më të përdorura dhe fuksione specifike të ekranit si shkrimi dhe grupimi i programeve.

Burimi MSN

Përshtati  Koha Jonë

 

SHKARKO APP