Audi A8 sjell prodhimin më perfekt në 2017

 

Gjenerata e re e modelit A8 të Audit pritet të hidhet në treg në fillim të vitit 2017.

Ky model pritet të jetë gjysëmautomatik dhe është i bazuar në konceptin Prologue.

Kjo makinë do të ketë teknologjinë OLED për ekranet e brendshme dhe sistem kontrollues me prekje.

Anëtari i bordit për zhvillime teknologjike te kompania gjermane, Ulrich Hackenberg ka konfirmuar se gjenerata e re A8 do të ketë turbombushës elektrikë, por akoma nuk dihet cilët motora do të pajisjen me ta.

Sipas raportimeve të kaluara, Audi A8 do të ketë një motor të ri V6 turbodizel me 286 kuajfuqi, ndërsa modeli Ë12 do të zbresë nga 6.3 në 6.0-litër me 585 kuajfuqi. Modeli i “zjarrtë” S8 do të vazhdojë të mbajë performanca e njëjta. Ai do të ketë motor V8 4.0 litër me 580 kuajfuqi.

Sa i përket peshës, besohet se modeli i ri do të jetë për 200 kilogramë më i lehtë.

SHKARKO APP