Audi përgatit rivalin për Teslën
Prodhuesi gjerman i veturave, Audi, do të prezantojë në panairin e veturave në Los Anxhelos konceptin e ri luksoz e elektrik, E-Tron GT.
Me premierën e modelit më të ri në gjysmën e shtatorit, Audi ka hyrë në territorin e modeleve të serive të mëdha elektrike dhe do të përballet me konkurrentët si Tesla, Jaguar dhe Mercedes, të cilët para tij prezantuan modelet elektrike Crossover-SUV, transmeton ksp.
Audi ka plane ambicioze në fushën e elektrifikimit, andaj planifikon 12 modele të reja elektrike deri në vitin 2025.
Elektrifikimi do të përfshijë të gjitha segmentet automobilistike, të cilat Audi i mbulon deri më tash me motorë benzinë dhe dizel. Për të mbuluar spektrin e gjerë të veturave me madhësi të ndryshme, Audi do të përdorë katër platforma të motorëve.
Pas SUV-it e-Tron, i cili në treg do të jetë konkurrent i Model X, prodhuesi gjerman planifikon edhe rivalin e Model S.
Koncepti i ri luksoz e elektrik, me etiketën E-Tron GT, do të prezantohet para publikut në panairin e veturave në Los Anxhelos ka fundi i nëntorit, ndërsa do të jetë i bazuar në e-platformën e re të zhvilluar në bashkëpunim me Porschen.