“Audi” sinkronizon makinat me semaforët për të arritur gjithnjë dritën jeshile

Prodhuesi gjerman i automjeteve , “Audi”, kërkon të lidhë modelet e tij të reja me semaforët në qytetin jugor të Gjermanisë, Ingolshtad duke filluar nga muaji korrik.

Shërbimi i ndarjes së informacionit i mundëson shoferëve të përshtatin shpejtësinë e tyre për të arritur semaforin e radhës në dritë të gjelbër duke qëndruar brenda limiteve të shpejtësisë dhe duke u mundësuar shoferëve të kalojnë sa më shumë semaforë që të jetë e mundur.

Prodhuesi gjerman e ofron këtë shërbim prej dy vitesh në disa qytete amerikan si Las Vegas, Los Anxhelos dhe Uashington.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?