Automjetet e së nesërmes do jenë të lidhura online

 

Telekom është angazhuar në gjetjen e zgjidhjeve për ngarje të sigurt dhe efikase të makinës. Shumë shpejt, makina do jetë pjesë integrale e jetës dhe punës së përditshme. Telekom, si një ndër kompanitë botërore eksperte në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është prezente edhe në Shqipëri nëpërmjet AMC. Ajo po kontribuon për ta bërë ngarjen e makinës më efikase, më të sigurt dhe më të përshtatshme.

Kështu, prodhuesit e automobilave do të fitojnë akses të qëndrueshëm dhe të drejtpërdrejtë për klientët e tyre duke menaxhuar shërbimet pasi makinat lidhen online. Në këtë mënyrë, ata mund të kursejnë kostot e shpërndarjes dhe shërbimit duke përmirësuar vazhdimisht cilësinë e makinave. Telekom është gjithashtu sponsori kryesor i nismës për të ofruar akses online për automjetet. Sëbashku me BMW, Deutsche Telekom po punon për shërbimin telematik duke mundësuar shërbimin ConnectedDrive. Të gjitha kategoritë e automjeteve BMW tani ofrojnë informacion të zgjeruar të trafikut, duke bërë thirrje automatike emergjente, shërbimet e Google dhe një sistem mirëmbajtje që njofton shoferin kur makina ka nevojë për riparim. Gjithashtu, T-Systems ka zhvilluar një aplikacion telematik i cili automatikisht transferon të dhënat e automjeteve në qendrën e kontrollit.

 

Si një udhëheqës në tregun europian të ofrimit të shërbimeve të teknologjisë së informacionit për industrinë e automobilave, Telekom është partneri perfekt.  Përvec kësaj, Telekom ka performancë të lartë të rrjetit të komunikimit celular dhe është ndër kompanitë me standarde më të larta sigurie e cilësie në botë.  

SHKARKO APP