Autoshkolla për mijëra gra në Arabinë Saudite – Gjigandi i naftës mëson me teknologjinë e fundit

Arabia Saudite më 24 Qershor do t’i bashkohet pjesës tjetër të botës duke i lejuar gratë të drejtojnë automjete. Me këtë rast, gjigandi i naftës Saudi Aramco ka ngritur një qendër për të trajnuar mijëra punonjëset dhe vartëset e kompanisë, duke u mësuar të gjitha hilet që ka makina.

Qendra ndodhet në qytetin lindor të Dhahran dhe ka kapacitetin për të mësuar 4 mijë njerëz në vit, duke përdorur teknologji si simulatorë drejtimi dhe makineri që demonstrojnë rëndësinë e të vendosurit rripin e sigurimit, duke simuluar përplasje me impakt të ulët.

Trajnueset pa eksperiencë do të marrin 34 orë mësimi, nga të cilat 10 orë teori dhe 24 orë trajnim praktik.

Kur gratë të jenë gati të vendosen pas timonit të një makine të vërtetë, atëherë jashtë qendrës i presin automjetet e parkuara, të pajisura me sensorë automatikë vendndodhjeje.

SHKARKO APP