Avioni ushtarak më i shtrenjtë në botë që u përdor për herë të parë në luftën e Kosovës
Me dizanjin unik të krahëve fluturues e bën avionin pothuajse të padukshëm nga radari, bombarduesi B-2 Spirit është me të vërtetë jashtëzakonisht i pakrahasueshëm me avionët ushtarak të tjerë.
Gjithashtu ai është më i shtrenjti në botë me një çmim prej 2 miliardë dollarësh.
Si një produkt i luftës të ftohtë , ai u dizenjua fillimisht për të penetruar mbrojtjen ajrore Sovietike dhe mbarte armë konventionale dhe nukleare. Por pas fluturimit të tij të parë , mbi 30 vjet më parë në 1989, rrëzimi i murit të Berlinit përfundoi Luftën e Ftohtë dhe asnjë avion B-2 nuk fluturoi brënda hapësirës Ruse.
Në vitin 1993 avionët B-2 u dërguan në një bazë ushtarake në Missouri dhe përdorimi i parë operacional u bë gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.
Një nga makineritë më të sofistikuara që ekzistojnë, avioni B-2 mund të arrijë çdo ovjektiv kudo në botë dhe të kthehet në bazë. Furnizimi me karburant mund te kryet edhe në ajër dhe deri tani asnjë avion B-2 nuk është humbur në betejë.
Ai është komplet ndryshe nga avionët e tjerë çka i jep përparësi ushtrisë Amerikane.
Burimi CNN
Përshtati Koha Jonë