Bateria e së ardhmes, furnizoni telefonin për 30 sekonda
Kompania shpreson që kjo teknologji të jetë gati në vitin 2016, duke shitur një bateri të vogël që të furnizohet në vetëm 30 sekonda dhe të fuqizojë një telefon inteligjent gjatë gjithë ditës. Qëllimi kryesor i kompanisë është kujdesi që duhet të kushtojmë për mjedisin, prandaj edhe bateria është krijuar vetëm nga materiale bio-organike, si nanokristalet të bëra nga pesticidet dhe zinxhirët e aminoacideve. “Këto janë shpikje të reja që kurrë nuk janë zhvilluar më parë”, – tha Doron Myersdorf, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë “StoreDot”.