BE-ja do të përshpejtojë planet për udhëtimet në hapësirë në përgjigje të SpaceX dhe Kinës

Gara për udhëtimet hapësinore po nxehet dhe Bashkimi Europian është i vetëdijshëm se duhet të mbajë ritmin. Shefi i hapësirës Thierry Breton, në nje intervistë për ”Reuters”, tregoi se BE-ja po përshpejton planet që do sjellin një përparim të shpejtë dhe Bashkimi Europian do të bëhet faktor i rëndësishëm në hapësirë.

BE po bën lëvizje në lançimin e satelitevë Galileo deri në 2024 dhe po përdor buxhetin e saj për herë të parë për prodhimin e raketave të ripërdorshme dhe teknologjive të reja. BE ka aprovuar një marrëveshje prej 1 bilion euro me kompaninë Arianespace për të nxitur inovacionin.

Breton gjithashtu shpreson të lançojë një rrjet satelitor Europian dhe një sistem që do shmangë përplasjet me satelitët e tjere dhe objektet e tjera në orbitë.

Për fat të keq, Bashkimi Europian është ende duke u marrë me pandeminë dhe nuk është e garantuar që udhëtimet hapësinore do të marrin një buxhet gjigand kur shumë gjëra të tjera kanë nevojë për vëmëndje urgjente.

Burimi Yahoo 

Përshtati: Koha Jonë

SHKARKO APP