BE kërkon nga rrjetet sociale më shumë mbrojtje të të dhënave

Bashkimi Europian i kritikoi ashpër rrjetet sociale “Facebook” dhe “Twitter”, me arsyetimin se nuk i respektojnë sa duhet ligjet për mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve në Europë.

“Google” i ka përshtatur rregullat e platformës së saj “Google+” në masë të konsiderueshme me kërkesat e Komisionit Europian, ndërsa dy rrjetet sociale në fjalë nuk kanë vepruar kështu.

“Pika shumë të rëndësishme, ata i kanë marrë parasysh vetëm pjesërisht”, tregojnë burime nga KE-ja.

Bëhet fjalë sidomos për procedurat e bllokimit të përmbajtjes e llogarive të përdoruesve, ku ndeshen problemet më të mëdha.

Komisionerja e BE-së për Drejtësinë, Vera Jourova deklaroi se propozimet e paraqitura deri tani nga këto sipërmarrje janë të pamjaftueshme.

“Mbrojtja e konsumatorëve në BE duhet respektuar, – tha Jourova. – Nëse sipërmarrjet nuk i përmbahen kësaj, ato duhet të mbushen me gjoba”.

Këtyre sipërmarrjeve u ishte kërkuar që në nëntor të vitit 2016, që ta përshtasin mbrojtjen e tyre për konsumatorët me rregullat e BE-së.

Sipas vlerësimit të Komisionit, “Twitter”-i vazhdon t’i ndryshojë kushtet e përgjithshme tregtare pa i informuar përdoruesit. Përdoruesit e “Twitter”-it dhe “Facebook”-ut kritikohen, veç kësaj, edhe se nuk informojnë në kohën e duhur dhe jo mjaftueshëm për fshirjet që kërcënojnë përmbajtjet e dyshuara si ilegale.

SHKARKO APP