BE ligj kundër memeve

Memet, redaktimi i fotove për të qeshur dhe përdorime të tjera nuk do të lejohen më nëse miratohet një projektligj i BE-së për të drejtat e autorit, paralajmërojnë ekspertët.

Grupet e të drejtave dixhitale po bëjnë fushat kundër Copyright Directive, të cilën Parlamenti Europian do ta votojë më vonë këtë muaj. Ligji synon të mbrojë të drejtat në moshën e internetit.
Por kritikët thonë se ai keqkupton mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me përmbajtjen në Web dhe rrezikon një censurë të shtuar.

Copyright Directive është një përpjekje për të riformuar të drejtën për internetin, në veçanti për ribalancimin e lidhjes mes atyre që kanë këtë drejtë dhe platformave online.

Neni 13 i këtij ligji thotë se ofruesit e platformave duhet të “marrin masa të sigurojnë funksionimin e marrëveshjes së bërë me mbajtësin e të drejtave për përdorimin në punët e tyre”.

Por kritikët thonë se kjo do të kërkojë që të gjitha platformat e internetit të filtrojnë përmbajtjen e vendosur online nga përdoruesit, çka mendohet të jetë një masë strikte e tepruar për fjalën e lirë.

Gjithashtu ka shqetësime se propozimet do të mbështeten në algoritme që do të programohen për “të luajtur të sigurtë” dhe të fshijë çdo gjë që krijon rrezik për platformën.

SHKARKO APP