Besojeni ose jo: Epoka e thashethemeve të WhatsApp-it, po mbaron!

Një përditësim i ri i WhatsApp-it, do të ndalojë njerëzit të fotografojnë (screenshot) bisedat e tyre private, për t’ja çuar dikujt tjetër. Opsioni i ri, vjen si pjesë e ndryshimeve të sigurisë në privatësinë e aplikacionit.

Kjo nuk do të thotë se dikush që fotografon bisedat private do të bllokohet nga platforma që të mos i ndajë me njerëz të tjerë, por nëse ju e aktivizoni këtë opsion, nuk do të jeni më në gjendje të bëni çfarë keni bërë më parë.

Me pak fjalë, harrojini screenshot-et! Ky ndryshim ka kohë që mendohet të vihet në zbatim dhe është përfolur gjatë, por duket se thashethemeve të WhatsApp-it po i vjen fundi!

Gjithsesi, nuk është ende e qartë se si do të funksionojë apo se kur do të vihet në zbatim një politikë e tillë, sepse ekspertët janë ende konfuzë për mënyrën e aplikimit.

Për më tepër, janë të bindur se do të përballen me zemërimin e përdoruesëve, të cilëve me siguri s’i pëlqen aspak një ide e tillë.

SHKARKO APP