Bie papritur numri i ndjekësve për disa përdorues të Instagram
Shumë përdorues të Instagram gjatë natës kanë pësuar një zvogëlim të papritur me një numër të konsiderueshëm ndjekësish. Në Twitter ,Instagram përmes një deklarate zyrtare hedh dritë mbi situatën.
“Jemi në dijeni të një problemi që po shkakton një numër të modifikuar ndjekësish për disa llogari. Po punojmë për ta zgjidhur problemin në mënyrën më të shpejtë të mundshme”
Shumë përdorues, sidomos blogerët që fitojnë pikërisht falë ndjekësve, kanë publikuar ankesat e tyre. “Sot humba 500 ndjekës në Instagram. Thonë që do të riparohet nesër në orën 9:00”, shkruan një përdorues.
Sipas përshkrimeve të para problemi ndodhi pas disa testeve të njëpasnjëshme në Instagram. Objektivi ishte eleminimi i shumë llogarive false krijuar për të dërguar mesazhe dhe spam drejt një numri të caktuar ndjekësish dhe përdoruesish.