Bien sërish fitimet e Samsung – Më 56% në T2, çipet e memories dhe smartphonët nxisin rënien

Fitimet e Samsung për tremujorin e dytë të vitit me shumë gjasa kanë rënë ndjeshëm, në masën 56%. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë kompania duke thënë se performanca mjaft e dobët mund të jetë rrjedhojë e dobësisë në çmime si dhe kërkesës së dobët për çipet e memories. Këto të fundit janë produkti numër një i Samsung si dhe ai më fitimprurës, pasi kompani nga çdo cep i globit i blejnë për pajisjet e tyre elektronike.  Pavarësisht rënies së ndjeshme të shitjes së çipeve të memories, Samsung shprehet se rezultatet janë mbi pritshmëritë.

Nga ana tjetër, kompania raporton një rritje të shitjeve të ekraneve, gjë që ka ndikuar në rritjen e fitimeve operative për tremujorin e dytë të vitit. Vetëm Apple vlerësohet se ka blerë rreth 700 milionë dollarë ekrane te kompania koreano-jugore gjatë tremujorit të dytë. Sa i përket pritshmërive të vetë kompanisë, por edhe tregjeve, biznesi i telefonave celularë inteligjent ka performuar nën pritshmëritë gjatë kësaj periudhe kohore.

Këto deklarata të kompanisë nxitën një rënie të aksioneve të Samsung me 1.2% menjëherë. Sipas ekspertëve, sektori i semi-konduktorëve po kalon një periudhë të vështirë dhe rimëkëmbja do të duhet të vijë në 2020. Deri atëherë, Samusng do të duhet të presë. Edhe në tremujorin e parë të vitit, fitimet e kompanisë ranë ndjeshëm, në masën 60%.

SHKARKO APP