Bisha simbolike e Mercedes-Benz modernizohet në 2019
Duket si e vjetër, dhe kur është fringo e re. Mercedes G-Class është ridizenjuar për vitin 2019, por megjithatë, nuk i është larguar shumë traditës, formës së famshme që vjen që nga vitet 1970.
Versioni i 2019 i sjell ndryshimet te përmasat, pasi është pak më i madh se i mëparshmi. Megjithatë, ruan të njëjtin trup kubik, dritaret e mëdha, dritat e rrumbullakëta dhe sinjale mbi kofnë. Në fakt, është vështirë të mos e dallosh nga modeli i vjetër, nëse s’i sheh njëherësh.
Por modernizimet më të mëdha janë në brendësi, që nga ekranet 12.3 inç te kruskoti, ndenjëset me masazh, dhe deri te parfumuesit e ajrit. Po ashtu, hapësira është më e madhe.
G550 ka motor 4.0 V8, me 416 kuaj fuqi. Mund të kapë 100 km për 5.5 sekonda, dhe ka nëntë marshe në sistemin automatik. Një nga gjërat që arrin më mirë, është manovrimi i mirë në kthesa. Në fakt, është e vështirë të gjesh makinë që ta arrijë në këtë nivel.
Parametrat e Bishës