BMW-ja investon 400 milionë euro teknologji
Prodhuesi gjerman i makinave, BMW, njoftoi të premten synimin për një investim kolosal prej 400 milionë eurosh në qendrën e saj të kërkimit dhe inovacionit në Mynih.
Gjiganti gjerman deklaroi se ky projekt, që do të krijojë 5.000 vende të reja pune në qendrën “FIZ Future”, do të përfundojë në vitin 2019, ndërsa rreth 15.000 vende pune do të krijohen deri në vitin 2050.
“Me një përqëndrim në teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale, një gjeneratë e re inxhinierësh dhe shkencëtarësh kompjuterikë do të lindë”, thotë në një komunikatë ylli i industrisë së ekonomisë më të fortë në Evropë.