BMW prezanton “super bishën” e re të lyer me ngjyrën më të zezë në botë

Nëse keni dëshiruar gjithmonë që të keni një makinë që është pothuajse e padukshme gjatë natës, seria e re e BMW X6 mund të jetë e duhura.

Kjo makinë është e lyer me ngjyrën më të zezë në botë dhe duket pothuajse sikur vjen nga ndonjë ‘planet’ tjetër.

Super ‘bisha’ e BMW, e cila do të prezantohet në shtator në ‘Frankfurt Motor Show’, është i vetmi automjet në botë që është lyer me këtë ‘hije’ të të zezës, të quajtur Vantablack VBx2.

Boja, e cila u krijua fillimisht për mjete fluturuese nga Surrey NanoSystems, thith deri në 99,96 për qind të dritës së dukshme, kjo do të thotë që syri i njeriut nuk mund t’i identifikojë konturet e automjetit.

Pra, praktikisht kjo makinë do të duket si dy-dimensionale.

Ben Jensen, themeluesi i Surrey NanoSystems dhe shpikësi i ngjyrës ‘Vantablack’u shpreh:

Ne kemi refuzuar kërkesat e shumta nga prodhuesit e automobilave në të kaluarën. E meritoi BMË X6 dhe modelin e tij unik, ekspresiv…Unë mendoj se ka funksionuar shumë mirë tek BMË X6, për shkak të madhësisë së makinës, formës së saj të veçantë dhe asaj që imponon. BMË X6 në Vantablack duket absolutisht fantastike”.

SHKARKO APP