BQE lançon sistemin e ri të pagesave – Konkurron PayPal dhe gjigandët e tjerë të teknologjisë
Banka Qendrore Evropiane ka lançuar sistemin e ri të pagesave të menjëhershme në Europë, duke i ndihmuar ata të konkurrojnë me PayPal dhe gjigandët e tjerë të teknologjisë globale.
Sistemi TIPS (TARBET Instant Settlement Payment) do të lejojë njerëzit dhe kompanitë në Europë të transferojnë euro brenda disa sekondave. Firmat e SHBA si PayPal, Google, Facebook dhe Amazon si dhe Alibaba e Tencent të Kinës dominojnë aktualisht këto shërbime në tregun evropian.
Ky ka qenë edhe një burim shqetësimi për politikëbërësit europianë në muaj e fundit pas një vargu sulmesh kiberentike. Deri më tani, sipas Reuters, kanë nëshkruar vetëm tetë banka kryesisht të mesme ose të vogla nga Spanja, Gjermani dhe Franca.
Pagesa e parë nëpërmjet TIPS u zhvillua të premten midis një klienti të CaixaBank të Spanjës dhe një nga bankat franceze Natixis, deklaroi BQE.
Pagesat marrin 10 sekonda ose më pak për t’u procesuar dhe transferta kushton 0.002 euro. Fillimisht sistemi pranon transaksionet vetëm në euro, por sipas BQE-së, mund të mbështesë edhe monedhat e tjera nëse ka kërkesa.