Brezi i ri të dronëve të BE-së

Brezi i ri i dronëve të krijuar nga Gjermania, për BE-në, pritet në vitin 2025. Dronët europianë do të kryejnë monitorime si në tokë ashtu dhe në ajër. Ky është misioni që i është caktuar Gjermanisë në takimin e fundit të Ministrave të Mbrojtjes së BE-së.

Gjermania do të drejtojë gjithashtu edhe një projekte që kanë si synim të përmirësojnë aftësitë sulmuese të helikopterëve franko-gjermanë, “Tiger”, si dhe mënyrat e tyre të komunikimit.

Italia do të merret me zhvillimin e sistemeve që do t’i kundërpërgjigjen kërcënimeve që mund të vijnë nga dronët e vegjël, si mënyrë për të mbrojtur territorin e BE-së. Estonisë i është përcaktuar të krijojë sisteme navigimi për në terren, që të jenë të pavarura dhe të sigurta nga sulmet kibernetike. Ky sistem do të përdoret nga mjetet ushtarake të BE-së.

SHKARKO APP