Buggati Chiron thyen rekordin botëror, bëhet makina më e shpejtë në planet
Bugatti Chiron është zyrtarisht makina më e shpejtë në botë, duke vendosur një rekord të çmendur shpejtësie.
Makina superluksoze sportive arriti të kapë shpejtësinë 490 km/orë, gjatë një testimi të kryer nga Top Gear në Ehra-Lessien të Gjermanisë.
Sipas Top Gear, shpejtësia marramendëse u verifikua dhe konfirmua edhe nga Shoqata e Inspektimit Teknik.
Ky rekord e bën Bugatti Chiron makinën e parë në botë që kalon 300 milje/orë (482 km/orë).
“Bisha” sportive u shfaq për herë të parë në vitin 2016, në spektaklin Motor Show që u mbajt në Gjenevë.
Bugatti Chiron ka një motor 8.0 litërsh me katër turbo të tipit W16, me 1103 kuaj-fuqi.
Gomat e kësaj makine janë në gjendje të kryejnë 4100 rrotullime në minutë, gjë e cila i kthen në “përbindësh” të vërtetë shpejtësie.