Çamçakëzi do të riciklohet
Dizenjuesja britanike Anna Bullus ka një mision: ajo do të riciklohë çamçakëzët e t’i kthejë në objekte të përdorshme, duke pastruar kështu rrugët në të gjithë botën
Më shumë se 15.69 mld euro shpenzohen për çamçakëzë në të gjithë botën dhe pjesa më e madhe e tyre përfundojnë në tokë pas përdorimit
Çamçakëzët janë të dytët në botë për ndotjen e rrugëve, pas filtrave të cigareve.
Në Britaninë e Madhe, Këshilli shpenzon rreth 56.04 milionë euro çdo vit për pastrimin e kësaj rrëmuje
Por Anna ka një ide. Po sikur çamçakëzët e përdorur të riciklohen e të kthehen në objekte të përdorshme?
Rreth 10 vjet më parë, ajo nisi një projekt për mbeturinat e trotuarëve. Ajo ekzaminoi shembuj të rastësishëm duke parë paketat e hedhura dhe fitlrat e cigareve. Më pas ajo nisi të studiojë se cili nga elementët mund të riciklohej.
“Një nga mbeturinat kishte një copëz çamçakëz dhe si një dizenjuese, isha totalisht e habitur që s’mund të bëja asgjë për ta ricikluar.”-thotë ajo.
Gjatë kërkimeve në kiminë e çamçakëzëve, ajo zbuloi se përbërësi i tyre kryesor, baza prej gome, është zakonisht një gomë sintetike, diçka e ngjashme me plastikën.
“Quhet polyisobutylene,” shpjegon Anna, ” e njëjta përbërje që gjejmë në brendësi të gomave të biçikletës”
Ajo përftohet nga përpunimi i naftës bruto. Gjithashtu, Ana kuptoi se çamçakëzi, i përdorur është një material i ripërdorshëm
Mbledhja e çamçakëzave
Si mund të dhurojnë njerëzit çamçakëzët e tyre të përdorur-në vend që t’i hedhin në rrugë, e cila është edhe gjëja më e lehtë për t’u bërë?
Si pjesë të strategjisë së saj, Ana krijoi disa kosha për mbledhjen e tyre në formë sfere, në ngjyrë rozë të shndritshme të cilat mund të varen në lartësinë e kokës
Këta kosha janë krijuar gjithashtu nga çamçakëzët e ricikluar. Një mesazh i shkruar krahas tyre shpjegon që çdo çamçakëz i hedhur do të riciklohet në objekte të reja.