Celulari juaj dëgjon gjithçka që flisni

Ju nuk jeni paranojak, smartphone juaj me të vërtetë po ju dëgjon, kanë paralajmërojnë ekspertët. Për vite me radhë përdoruesit e smartphone janë ankuar për ndjesinë që iu duket sikur aparati i tyre po regjistron çdo fjalë tyren, madje edhe kur është në xhepin e tyre.

Shumë prej përdoruesve kanë histori të ngjashme: Ata po bisedonin rreth një produkti ose pushime me miqtë dhe brenda pak kohësh panë një reklamë me të njëjtën temë të shfaqej në aplikacionet e tyre.

Sipas një studiuesi, këto reklama të çuditshme nuk janë thjesht rastësi dhe telefoni juaj dëgjon rregullisht atë që thoni. Nuk dihet saktësisht se çfarë synon teknologjia nëpërmjet kësaj praktike, por studiesit pretëndojnë se kjo teknikë është tërësisht e legjitimuar.

Shumica e smartphone moderne janë të ngarkuara me aplikacione të cilat marrin komanda nëpërmjet zërit, si “Hey Siri” ose “Ok Google”. Këto modele smartphone vazhdimisht dëgjojnë për fjalën ose frazën e caktuar dhe gjithçka tjetër.

Megjithatë, një studiues pohon se fjalë kyçe dhe fraza të marra nga këto aplikacione mund të arrihen nga aplikacionet e tjera, si Instagram dhe Twitter.

Kjo do të thotë se nëse ju bisedoni për një palë xhinse të reja ose bëni plane për pushime në Senegal, aplikacionet mund të t’ju sugjerojnë ju reklama për rroba dhe oferta mbi fluturimet.

SHKARKO APP