CEO e Vodafone Albania: “Punonjësit janë shpirti i kompanisë sonë!”

“Panairi i punës dhe aftësive”, Syn+Ergasia = Sinergji, që po organizohet për herë të parë në Tiranë, u hap sot në Pallatin e Kongreseve, për të vijuar edhe nesër, me synimin e ndërtimit të një sinergjie të munguar të lidhjes së bizneseve, pra punëdhënësve dhe të interesuarve për një punë të re, për një mundësi më të mirë dhe për ndërtimin e karrierës së tyre. Përgjatë këtyre dy ditëve do të organizohen workshop-e dhe seminare, ku do të trajtohen tema me shumë rëndësi për aspektin profesional nga guest dhe kynote speakers të mirënjohur në tregun shqiptar dhe të huaj. Syn+Ergasia, një nismë dhe mision ku bëhen bashkë Ambasada e Greqisë në Tiranë, Bashkia e Tiranës dhe Shoqata Greke e Biznesit në Shqipëri.
E pranishme në këtë panair është dhe Vodafone Albania, kompania që e ka në fokus të saj punësimin e të rinjve dhe ofrimin e mundësive për zhvillimin e tyre digjital. Në fjalën e saj, mbajtur në ceremoninë e hapjes, Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki theksoi se Vodafone Albania, që operon prej 20 vitesh në tregun shqiptar, është një ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri. “Në Vodafone nuk ofrojmë vetëm punësim, por ndërtojmë gjithashtu njohuri dhe aftësim në nivel ndërkombëtar. Dhe këtë e tregon fakti që shumë prej punonjësve tanë janë zhvendosur në tregje të tjera ku Vodafone operon. Vodafone ka hapësirë jo vetëm për profesionistë, por edhe për të sapodiplomuarit, madje kemi krijuar programe specifike për të rinjtë. Mundësitë për praktikë, internship dhe programi i famshëm Discover për të diplomuarit shërbejnë për të zhvilluar karrierën në të ardhmen, duke promovuar qindra të diplomuar shqiptarë. Vodafone ka gjetur në Shqipëri profesionistë të jashtëzakonshëm. Një rini që është e etur për të mësuar dhe për t’u rritur, si dhe talente që duan të shkëlqejnë në botën teknologjike. Prej vitesh, Vodafone ka rrjetin më të mirë në Shqipëri, pikërisht sepse ne kemi investuar jo vetëm në teknologji, por edhe te njerëzit tanë. Njerëzit, talentet e tyre, pasioni, forca dhe energjia janë themelet e suksesit tonë. Njerëzit janë ata që e bëjnë Vodafone-in një vend kaq fantastik në tregun global të punës”, – u shpreh Stathaki.

SHKARKO APP