Çfarë do të bëhesh në të ardhmen?

 Ja cila është platforma ndërkombëtare që do të ndihmojë për t’u punësuar mbi 10 milionë të rinj

Vodafone Group prezantoi sot, më 20 Mars, gjatë një eventi të organizuar në Bruksel, platformën ndërkombëtare për profesionet e së ardhmes, “Çfarë do të bëhesh në të ardhmen”? Kjo platformë ofron orientim dhe këshilla për karrierën, si dhe trajnime për ekonominë dixhitale, për mbi 10 milionë të rinj në 18 shtete të botës, ku Vodafone operon. Kjo iniciativë për zhvillimin e aftësive dixhitale dhe profesionale është e vetmja e këtij lloji në botë.

Vodafone njoftoi gjithashtu edhe inicativën për të rekrutuar akoma më shumë të rinj në kompanitë e saj nëpër botë, me qëllimin që ata të marrin eksperiencën e të punuarit në një ambient pune të dixhitalizuar. Vodafone ka planifikuar të zgjerojë globalisht skemën e programeve të rekrutimit dhe zhvillimit si Vodafone Graduate, praktikat, si dhe skemat e e punësimit, me qëlimin që brenda 5 viteve të ardhmshme, të kenë përfituar mbi 100,000 të rinj.

Këto dy iniciativa, u prezantuan pas publikimit të rezultateve të anketimit të kërkuar nga Vodafone dhe zbatuar nga YouGov, për të zbuluar se sa të përgatitur ndihen për ekonominë dixhitale, grupmoshat 18-24 vjeç, pavarësisht se ata janë brezi i parë i lindur në periudhën dixhitale.

Gjatë vitit të kaluar, Vodafone ka punuar sëbashku me specialistë të psikologjisë, këshilltarë të karrierës dhe trajnues, për të zhvilluar platformën online, Future Jobs Finder  (https://futurejobsfinder.vodafone.com/). Kjo platformë hap një portë të thjeshtë por shumë të kuptueshme për të rinjtë, drejt aftësive dhe mundësive të reja për punësim në ekonominë dixhitale.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), më shumë se 200 milionë të rinj janë të papunë ose kanë një punë, por jetojnë në varfëri. Në shumë shtete ku Vodafone operon, papunësia e të rinjve është në nivele rekord,  38% në Itali, 39% në Spanjë, 47% në Greqi , 53% në Afrikën e Jugut etj. Studimet e mëparshme kanë zbuluar se periudha e gjatë e papunësisë për të rinjtë që mbyllin studimet dhe tentojnë të hyjnë në tregun e punës, mund të ketë një efekt negativ në vetëbesimin dhe mirëqenien e tyre gjatë gjithë jetës

Paradoksalisht, papunësia mes të rinjve po rritet në të njëjtën kohë kur bizneset e të gjitha llojeve dhe kapaciteteve po përpiqen të rekrutojnë një gamë të gjerë pozicionesh pune të teknologjisë dixhitale, të cilat janë tepër të rëndësishme për suksesin e biznesit në të ardhmen. Komisioni Evropian vlerëson se rreth 500,000 vende pune të profilit dixhital në vendet e  Bashkimit Evropian do të mbeten vakante deri në vitin 2020.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Punës , Guy Ryder tha: “Kjo iniciativë e Vodafone është e mirëpritur dhe në kohën e duhur. Ekonomia dixhitale ka potencial të madh për të krijuar vende pune të përshtatshme për të rinjtë dhe për të vepruar si një katalizator për rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ky potencial mund të realizohet vetëm nëse të rinjtë janë të pajisur me aftësitë e nevojshme nga ekonomitë tona në ndryshim të shpejtë. Platforma si “Future Job Finder”  mund t’i ndihmojnë të rinjtë të marrin rrugën e duhur. ”

Drejtori Ekzekutiv i Vodafone Group, Vittorio Colao tha: “Asnjë shoqëri nuk mund të përparojë nëse një numër i madh i të rinjve të tyre e gjejnë veten të përjashtuar nga punësimi. Përgjatë gjithë historisë, teknologjitë e reja kanë zëvendësuar pozicione pune në industri të ndryshme, duke ngushtuar kështu gamën e mundësive për punësim. Megjithatë, ashtu siç zhduken disa lloje punësh, ashtu edhe shfaqen disa role të reja. Me kalimin e kohës, çdo ambient pune do të dixhitalizohet, duke rritur kështu kërkesën për një gamë të gjerë aftësish të specializuara në teknologji. Ne duam të ndihmojmë brezin e ri të njihet dhe lidhet  me botën e re të punës”.

Punësimi i të rinjve në Vodafone

Si një kompani lider në teknologji, Vodafone është një punëmarrës tepër i njohur dhe i preferuar nga të rinjtë. Në secilin prej 26 shteteve ku operon, Vodafone ofron mundësi të ndryshme për sa i përket punësimit apo zhvillimit nëpërmjet skemave për të sapodiplomuarit,  programet e praktikës, trajnimeve të ndryshme, përfshirë këtu edhe kurset për aftësim në programim për vajzat në shkollat e mesme “Code like a Girl”.

Gjatë pesë viteve të ardhshme, Vodafone do të dyfishojë mundësitë e ofruara për të rinjtë nën 25 vjeç, me qëllimin për të arritur një total prej 100,000 përfituesish. Ky objektiv për trajnimin dhe zhvillimin e të rinjve të moshës14-25 vjeç, është  angazhimi më i madh i ndërmarrë nga Vodafone, që prej themelimit të kompanisë 33 vjet  më parë.

Për më shumë informacion kontaktonimedia@vodafone.com.al

SHKARKO APP