Çfarë do të ndodhë me fotot, WhatsApp vjen me risi
Gjithnjë e më shumë risi nga rrjetet sociale, të cilat po dominojnë tashmë çdo pjesë të jetës sonë. Pak kohë më parë WhatsApp njoftoi se me aplikacionin “whats removed” do të kishim mundësinë të rikthenim mesazhet e fshira. Ndërsa përditësimi i fundit tashmë ka të bëjë me imazhet.
Nëse jeni mërzitur nga vonesat në ngarkimin e fotove në WhatsApp tashmë është gjetur edhe zgjidhja. Dërgimi i fotove në këtë rrjet social do të realizohet menjëherë ende pa u ngarkuar plotësisht në telefonin tuaj. Kompania ka prezantuar opsionin e quajtur “Predicted Upload”, i cili e bën edhe më efiçente shpërndarjen e fotove.
Por si shpjegohet kjo risi? Fotot karikohen përpara se përdoruesit të klikojnë opsionin “send”. Kur zgjidhet një imazh WhatsApp i jep mundësi përdoruesit që të shtojë tekst apo një emoji dhe në këtë moment vetë aplikacioni e ngarkon foton në serverin e telefonit. Dhe kur ju shtypni opsionin send dërgimi rezulton i menjëhershëm.
Ngarkimi i fotos në mënyrë të menjëhershme është tashmë aktiv për përdoruesit iPhone, dhe shumë shpejt do të jetë gati edhe për telefonët Android.