Çfarë i bën kujtimeve tona publikimi i tyre në rrjete sociale

Një studim i ri, i publikuar së fundmi në “Cyberpsychology, Behavior, and Social Networking” ka arritur në përfundimin se njerëzit duke ndarë kujtime personale nëpër rrjete sociale, përmirësojnë memorien dhe kujtojnë më qartë momente specifike.

Kërkuesit zbuluan se kujtimet nga eksperiencat personale përmirësohen kur këto të fundit postohen në Instagram apo Facebook. Njerëzit janë më të prirur të kujtojnë gjërat të cilët i kanë ndarë me të tjerët. Një dukuri e tillë bie në kontrast me mënyrën se si shpesh bota virtuale është lidhur ngushtë me problemet e memories, përfshi këtu edhe “Efektin Google”- ndodh kur njerëzit kujtojnë gjithnjë e më pak informacion për shkak se gjejnë gjithçka online dhe nuk lodhen të memorizojnë emra, vite apo informacione të tjera.

Por pse publikimi në rrjete sociale përmirëson memorien tonë?

Nuk ka ende një arsye të qartë, por është e mundur të ndodhë kjo pasi përgjithësisht njerëzit ndajnë me të tjerë momente që më shumë gjasa janë të paharrueshme për ta dhe të thjeshta për t’u kujtuar. Nga ana tjetër, publikimi i tyre është një “provë” e asaj eksperience që më vonë ndihmon në përjetësimin e atij kujtimi.

Postimi në rrjete sociale është një proces që kërkon “planifikim” dhe i bën njerëzit të përfshihen edhe më në atë kujtim. Shpesh ne japim nga energjia jonë për të kuruar një foto si duam para se ta ndajmë atë me të tjerët. Ky proces i bën edhe më të forta kujtimet.

SHKARKO APP