Çfarë kërkojnë të moshuarit, në internet?

Edhe të moshuarit janë të apasionuar pas internetit, dërgojnë mesazhe në Facebook dhe shohin vende të bukura për pushime që janë shumë larg. Nuk po flasim për rininë e sotme, por për gjyshërit tanë të apasionuar pas teknologjisë.

Një studim i ri ka treguar arsyet pse njerëzit e moshuar lundrojnë në internet, duke treguar se teknologjia nuk njeh moshë. Një kompani telefonie në Britani ka treguar në një kërkim se si dhe përse pensionistët e përdorin web-in.

Dy të tretat (2/3) e personave në moshë mbi 65 vjeç e konsiderojnë internetin dhe kompjuterin si “shpikjen më revolucionare të gjithë jetës së tyre”, duke mundur televizionin, radion, madje dhe fuqinë bërthamore.

Studimi thotë se të moshuarit mbi 65 vjeç e përdorin internetin të paktën një herë në ditë, por nuk e ndjejnë veten mjeshtër të përdorimit të tij.

Më poshtë është dhe lista se për çfarë e përdorin më shumë internetin:

1.    Email;

2.    Blerje online;

3.    Kërkojnë shërbime lokale dhe produkte;

4.    Bankat online;

5.    Lexojnë lajme online;

6.    Përdorin Google Earth për të kërkuar vende që nuk kanë qënë;

7.    Rrjetet sociale;

8.    Përdorin Google Earth për të kërkuar vende që kanë vizituar në të shkuarën;

9.    Kërkojnë për prona;

10.  Lidhen me miq të vjetër.

SHKARKO APP