FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çfarë ndodh me një avion kur humbet lartësi për mungesë ajri?

Gjatë një “xhepi ajri” avioni humbet papritur lartësinë jo sepse i mungon ajri, siç sugjeron gabimisht termi, por sepse has në një tërheqje të fortë që e zvarrit poshtë për disa dhjetëra metra, por me shpejtësi të madhe (rreth 140 km/h )

“Rënia”, krejtësisht e padëmshme, zgjat disa çaste, sepse zona e rrymave është e vogël dhe avioni, duke udhëtuar me shpejtësi të madhe, e kalon atë shumë shpejt. Përshpejtimi më pas prodhon një ndjesi të pakëndshme e quajtur në gjuhën e aeronautikës “slitë me rul”.

Në të kaluarën, xhepat e ajrit dhe turbulencat ishin të rrezikshme, sepse avionët, të bërë prej druri dhe kanavacë, ishin të brishtë: nëse ekspozoheshin ndaj presionit shumë të fortë ata mund të thyheshin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Struktura e një avioni modern, nga ana tjetër, mund të lëkundet shumë, madje edhe në mënyrë të dhunshme, po pa u dëmtuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?