Çfarë të fshini sa më parë nga facebook

Ka disa informacione të caktuara të cilat ndoshta nuk është mirë t’i ndani me tjerët në internet.

Vlen të ceket se skandali i fundit ‘Cambrige Analytica’ ka shkaktuar që shumë njerëz ta vënë në pyetje rolin që Facebook e luan në jetët e tyre. Të shqetësuar për privatësinë e tyre, disa madje edhe i kanë fshirë krejtësisht llogaritë e tyre në këtë rrjet social. Por, nëse nuk dëshironi ta fshini rrjetin social, atëherë mund ta mbroni privatësinë tuaj duke i fshirë këto gjëra:

1) Datëlindjen

Ditëlindja është pjesë e një enigme të rëndësishme që gjithashtu përfshin emrin dhe adresën, e përmes së cilave njerëzit mund të kenë shumë lehtë qasje në llogarinë tuaj bankare dhe detajet tjera personale.

2) Numrin e telefonit

Gjëja më e keqe që mund t’ju ndodhë? Epo, mund t’ju thërrasin njerëzit tërë kohën dhe t’ju pengojnë.

3) Shumicën e “miqve”

Psikologi i Oxford-it, Robin Dunbar, thotë se njerëzit mund t’i mbajnë vetëm 150 lidhje stabile.

Duke i larguar personat e panevojshëm nga rrjeti social, ju do të ndikoheni më pak nga tjerët dhe do t’i forconi lidhjet me miqtë aktualë.

4) Fotografitë e fëmijëve

Victoria Nash, drejtoreshë e Institutit të Internetit në Oxford, ka bërë një pyetje shumë të mirë rreth kësaj çështje: “Çfarë lloj informacioni do të dëshironin fëmijët tonë të shihnin për veten në internet pas disa viteve?”

Gjeneratat e mëhershme nuk janë brengosur për këtë, por tani është koha t’i kushtoni më shumë rëndësi privatësisë së bebes apo fëmijës.

5) Mos e shpërndani me tjerët as shkollën në të cilën gjendet fëmija juaj

Sipas të dhënave zyrtare, numri i ngacmimeve seksuale është rritur shumë anë e mbanë botës brenda viteve të fundit.

Duke pasur parasysh këtë, gjëja që më së paku mund ta dëshironi është t’iu jepni mundësi ngacmuesve të tillë ta dinë se ku gjendet fëmija juaj gjatë ditës.

SHKARKO APP