Cili është avioni hipersonik që do të përshkrojë NYC-Londër për vetëm 90 minuta?

Kompania ajrore Hermeus Corporation, me seli në Atlanta, tha se ka marrë financim investitorët privatë për të zhvilluar një avion, që mund të udhëtojë 5 herë më shumë se shpejtësia e zërit, duke transportuar udhëtarë midis Nju Jorkut dhe Londrës në 90 minuta.

Nëse projekti ka sukses, ajo mund të revolucionojë fluturimet tregtare transatlantike. Aktualisht, udhëtimi ajror midis Londrës dhe Nju Jorkut merr më shumë se shtatë orë. Krijuesit shpresojnë se avioni do të jetë i aftë për një distancë prej 4,600 milje, me një shpejtësi prej 3,300 milje në orë.

Hermeus Corporation nuk është e para që merr pjesë në udhëtimin hipersonik. Në qershor të vitit 2018, edhe Boeing shpalosi planet për një avion hipersonik të pasagjerëve. Lockheed Martin dhe Aerion Corporation po punojnë gjithashtu për të krijuar të tillë avionësh.

Nëse do të ishte i suksesshëm, avioni i Hermes do të ishte dy herë më i shpejtë se Concorde, një aeroplan supersonik që bëri fluturimin përfundimtar transatlantik në tetor 2003 dhe udhëtoi në mes të Nju Jorkut dhe Londrës në më pak se katër orë.

Burimi: CNN

SHKARKO APP