Credit Suisse do të përdorë aplikacionin e Apple ‘Business Chat’ për klientët e pasur Aziatikë
Klientët e bankës me bazë në Zyrih do të jenë në gjendje të përdorin shërbimin e Apple Inc., në mënyrë që të marrë informacionin e duhur mbi bilancet e llogarisë, aksioneve ose mbi statusin e transaksioneve të tyre, bëri të ditur një nga huadhënësit ditën e martë.
“Përafërsisht 95 për qind e klientëve tanë të rezervuar në Azi që kanë qasje në platformën tonë digjitale private të bankave janë përdorues të iPhones ose iPads, kështu që tani ata mund të komunikojnë me ne në çdo kohë përmes kanalit të tyre të preferuar të bisedave”, tha Francois Monnet, në një deklaratë.
Bankat anembanë botës janë ballafaquar me çështjen e komunikimit me klientët duke përdorur platformat e mesazheve mobile, sepse ato mund t’u lejojnë punonjësve të anashkalojnë sistemet telefonike dhe elektronike të monitoruara zyrtarisht. Ish bankieri i Jefferies Group LLC u gjobit në U.K. për ndarjen e informacionit konfidencial në WhatsApp gjatë vitit të kaluar.
Bankierët e Credit Suisse do të hyjnë përmes mesazheve të klientit në platformën e bisedimeve të firmës “me biseda që zhvillohen në një mjedis të sigurtë dhe të pajtueshëm”, thuhet në njoftim. DBS Group Holdings Ltd i Singaporit zbuloi një shërbim muajin e kaluar të cilët i lejon klientët e pasur në Azi që të bashkëveprojnë me menaxherët e tyre nëpërmjet WhatsApp dhe WeChat.
Në fazën e ardhshme të programit, Credit Suisse do të shtojë më shumë qendra rezervimi dhe funksione të reja si lejimi i klientëve për të vendosur porosi tregtare, dorëzimin e formularëve dhe përditësimin e të dhënave personale.
WhatsApp dhe WeChat gjithashtu do të shtohen në platformën e brendshme, tha zëdhënësja e Credit Suisse Edna Lam, duke u përgjigjur pyetjeve nga Bloomberg. WeChat është në pronësi të Tencent Holdings Ltd., dhe WhatsApp nga Facebook Inc.