Del në treg celulari i parë me dy ekrane me palosje
Teknologjia më e fundit e prodhuar nga ZTE është një celular me dy ekrane të plota.
Ekrani i parë i Axon M është 5.2 inç me rezolucion 1080p, 4GB RAM dhe një kamera 20 MP. Edhe ekrani i dytë është e të njëjta përmasa dhe cilësi.
Dy ekranet mund të mbahen të palosura ose të hapen për të pasur një zonë më të madhe pune ose të përdoni dy aplikacione të ndryshme në njëjtën kohë, një në çdo ekran.
Por Axon M mund të ‘tendoset’ dhe të pasqyrohen në të dyja ekranet që dy njerëz të shohin të njëjtën përmbajtje në të njëjtën kohë.
Madje është e mundur që të hapësh video njëkohësisht në të dy ekranet.