Del në treg iPhone XR – Zhgënjen reagimi në Kinë, që është tregu më i madh në botë

Produkti i fundit i Apple, iPhone XR, ka dalë në treg në të gjithë botën ditën e  Premte dhe morri një reagim zhgënjyes në Kinë, që është tregu më i madh në botë i smartphonave.

iPhone XR,  me  një çmim më të lirë në krahasim me aparatet e tjera që janë në treg prej 749 dollarë, ka një ekran prej 6.1 inch apo 15.5 cm, është i ndërtuar me alumin, përballon 2 karta SIM dhe ka 6 opsione të ngjyrave në dispozicion.

Ndërsa dyert e dyqaneve u hapën në Shangai dhe Hong Kong,  personat në pritje për të blerë produktin ishin të pakët. Disa konsumatorë argumentojnë se iPhone XR nuk ka shumë ndryshim nga versionet e mëparshme.

Apple ka rifituar pjesë tregu në Kinë në tremujorin e dytë, ku shitjet u rritën me 19%. Megjithatë, gjiganti amerikan i teknologjisë, përballet ende me konkurrencë të fortë në vend, nga rivalët lokalë si Oppo, Vivo dhe Huawei.

Sipas hulumtimeve të tregut, Huawei ka kaluar Apple, duke u kthyer në prodhuesin e dytë më të madh të smartfonave në botë, pas firmës koreane Samsung.

SHKARKO APP