Del versioni i ri iOS 12 – Çfarë duhet të bëni para se të klikoni “Update”
Sistemi më i ri operativ i Apple për iPhone dhe iPad, iOS është gati për t’u lançuar ditën e sotme.
Shumë njerëz do të shkarkojnë përditësimin menjëherë. Por, para se ta bëni këtë, është tepër e rëndësishme të bëni “back up” iPhone-in ose iPad-in tuaj pasi të gjitha të dhënat dhe aplikacionet në telefonin tuaj mund të humbasin në procesin e azhurnimit.
Gjithashtu, fotot dhe të gjitha të dhënat e tjera brenda aplikacioneve tuaja mund të zhduken papritur. Por është shumë e lehtë për t’i mbrojtur ato dhe ka dy mënyra kryesore për ta bërë këtë.
iTunes
Në kompjuterin tuaj Mac ose Windows, hapni iTunes dhe klikoni në ikonën e pajisjes në të majtë të ekranit. Klikoni në tabin “Summary” në anën e majtë të ekranit dhe do të shihni një Backups me një buton të madh blu që shkruan “Back up now”.
iCloud
Mënyra tjetër për të mbrojtur të dhënat është nëpërmjet iCloud. Ju mund ta bëni këtë duke shkuar të “Settings” dhe më pas “iCloud”. Klikoni “Backup”, dhe pastaj klikoni butonin “Backup now”.
Pavarësisht nëse zgjidhni iTunes ose iCloud për të kopjuar të dhënat në pajisjen tuaj, çdo aplikacion do t’ju tregojë kohën dhe datën e rezervimit tuaj të fundit, në mënyrë që të dini se e keni bërë mirë. Nëse keni kohë të mjaftueshme, gjithashtu rekomandohet që të kopjoni pajisjen tuaj për herë të dytë.
Pasi të keni bërë “backup” pajisjen tuaj, nisni procesin e shkarkimit për iOS 12. Përditësimet e iOS si kjo mund të zgjasin më shumë se një orë, në varësi të shpejtësisë suaj të internetit. Sigurohuni që iPhone ose iPad juaj të jetë në karikim dhe të keni një sinjal të shpejtë WiFi për të përshpejtuar procesin.