Dell EMC – Humbja e të dhënave i ka kushtuar 1.5 milion dollarë 20 % të kompanive italiane!
Rritja e të dhënave të arkivuara udhëton paralelisht me rreziqet. Sipas një raporti të prezantuar nga Dell EMC për vitin 2018, të paktën një në pesë kompani në Itali (rreth 20 përqind) është dashur të përballet me humbjen përfundimtare të të dhënave, me një dëm total ekonomik prej 1.5 milion dollarë. Rreth 68 përqind janë përballur me humbje të pjesshme ose jo fort problematike.
Tema nuk është e lidhur vetëm me sulmet kibernetike, por shumë më drejtpërdrejtë në rritjen eksponenciale të të dhënave që çdo kompani duhet të menaxhojë nga viti në vit. Menaxhimi efektiv i “të dhënave” nxjerr përfitime për bizneset, por kur ky “kujdes” mungon, kompanitë mund të pësojnë humbje të mëdha.
Burimi:La repubblica