Dëmet shëndetësore/ Brukseli ndalon rrjetin 5G: Njerëzit tanë nuk janë derra
Brukseli është kryeqyteti i parë që ka ndaluar rrjetin 5G pasi mund të shaktojë dëme të mëdha në shëndetin e njerëzve.
Ka qenë vetë ministrja e Qeverisë për Rajonin e Brukselit, nga Céline Fremault, e cila tha se njerëzit e saj nuk janë derra që të shiten nga qeveria për përfitime financiare.
“Nuk mund t’i hapim derën kësaj teknologjie, nëse standardet e rrezatimit nuk respektohen. Qofshin këto 5G ose jo. Qytetarët e Brukselit nuk janë derra, shëndetin e të cilit mund ta shes për përfitime financiare. Nuk mund t’i lëmë asgjë dyshimit”, është shprehur ajo.
Sipas Fremaul projekti pilot 5G nuk përputhet me standardet e Brukselit sa i përket sigurisë së rrezatimit. “Nuk ka pothuajse asnjë dyshim se një botë 5G do të na vendoste të gjithë nën një nivel të pashembullt mbikëqyrjeje dhe kontrolli; dhënien e fuqive të padëgjuara algoritmeve të korporatave pashpirt.”
Përveç Brukseli dhjetëra qeveri lokale kanë miratuar legjislacionin për të parandaluar ose kufizuar hyrjen e rrjetit 5G për shkak të efekteve shëndetësore. Ndërkaq, 21 qeveri lokale në SHBA kanë një legjislacion të tillë.
Nga ana tjetër, dhjetëra studime e kanë lidhur wireless-in me frekuencë të ulët me disa efekte biologjike, të cilat përfshijnë:
Dëmtim i ADN-së
dëmtim oksidativ
ndërprerja e metabolizmit të qelizave
rritje e barrierave të qarkullimit të gjakut në tru
reduktim i melatoninës
ndryshime në metabolizmin e glukozës në tru
gjenerim i proteinave të stresit